Veliaj rifton rivalin për debat publik: Doktor Halimi s’ka nevojë për infermiere, le të flasë vetë
Kandidati i së majtës për zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë sërish ftesë për debat publik, rivalit të tij, Halim Kosovës.
Gjatë një takimi në një biznes në kryeqytet, Veliaj deklaroi se ka respekt për doktor Kosovën, ndërsa theksoi se ai nuk ka nevojë ‘për një infermiere që ti tregoi se nuk ka vend për debate’.
“Një vend si Tirana nuk mund të jetë si vende të Bashkimit Sovjetik, kur nuk pranojnë të flasin dhe përballen kandidatët për bashkinë. Nuk do them kurrë si Basha që thoshte qytet më qytet se çmimi i bukës do bëhet 600 lekë, unë s’mund ta them këtë. Sepse nuk ka punë bashkia për këtë. Dje patëm një refuzim për debate, pasi doktori është një burrë i pjekur dhe nuk ka nevojë për një infermiere dhe të thotë se nuk ka vend për debate.”, -tha Veliaj.
Nga ana tjetër, Veliaj theksoi se tashmë qeveria i ka dhënë mundësi shumë grave dhe vajzave të integrohen për punësim, si dhe të futen në skemën e pensionit.
“Nëse një biznesi i vogël, qeverisja lokale dhe qendrore i jep mundësi që të mbulojnë nja 4-5 paga bazë, për sigurimet shoqërore. Në përgjithësi janë burrat ata që mbajnë barrën financiare, por kjo është një sipërmarrje që punëson gratë dhe vajzat. Ndaj më vjen mirë që gratë dhe vajzat po dalin por të punuar për një pension. Janë rreth 5 mijë gjyshe që marrin pension. Do doja që së bashku me kandidatin tjetër do donin të bënim një debat publik dhe të shpalosnim platformat tona.”, -tha më tej kandidati për bashkinë e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij, Erion Velija pohoi se Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e tij do punojë me 3 turne. Ai premtoi se do vijojë të jetojë në kryeqytet dhe për vitet e ardhshme.
“Unë do vazhdoj të jetoj në Tiranë dhe këto 4 vite dhe pas 4 vitesh, Nuk dua të iki në Holandë. Angazhimi im i parë është që të jetojë në Tiranë. Do vazhdojë të punoj si në Ministri. Disa nga punonjësit e mi janë ankuar për punë në 7 ditë të javës, pasi këto janë kushtet. Edhe bashkia do punojë me tre turne, jo se kam qejf unë, por qyteti është zhul. Në kohën e këtij Edit (kryeministrit Rama) që bllokon gjithçka, janë dhënë 3 herë më shumë fonde se më parë. Ajo që kam patur më shumë zët në ministri ishte shprehja “shef u dogjën fondet’. Acarohesha aq shumë sa i thoja pse ‘ju pronat e babës i keni’.”, tha Veliaj.
Teksa ka evidentuar disa nga problemet që haset sot Tirana, Veliaj deklaroi se bashkia sot ka punësuar 530 pastrues, ‘por vallë a është ky qyteti më i pastër?!’. “Kryetari i Bashkisë e kemi pasur part-time se ka jetuar në Holandë, dhe se më pas u bë kryetar i PD-së. Nëse ke 530 pastrues, ky do të thotë se do ishim qyteti më i pastër. Ndërkohë, 120 inspektor tregjesh janë në kryeqytet. Por pse na helmohen fëmijët? Pse nuk kemi kushte dhe kontrolle në tregje? Tirana duhet ë ketë inspektor që janë pronto dhe të mbrojë fëmijët tanë.”, vijoi më tej Erion Veliaj.