Kronika

Veliaj: Teatri nuk do të ketë kullë, javën që vjen hapen diskutimet publike

Teatri Kombëtar  do jetë një godinë moderne, pa kullë, me trefishin e sipërfaqes aktuale dhe javën që vjen do të hapet debati publik ku pjese e tij do të jenë dhe qytetarët.

Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në emisionin Opinion, përballë panelit të gazetarëve, duke theksuar se për teatrin kombëtar bashkia e Tiranës ka ofertë për të ndërtuar një teatër pa kull, modern dhe një teatër që largohet nga tallashi.

“Një teatër që në vitin 43 është kërkuar që të largohet. Pastaj që në 1954 është kërkuar që të transferohet . Raporti i kolegëve dhe arkitektëve italian të arkitekturës fashiste thonë se është një ndërtesë e përkohshme, i bërë vetëm për kohën e luftës”.Ne këtë javë do ta diskutojmë duke hapur një diskutim publik”, theksoi Veliaj.

Veliaj tha se në bisedën e parë që ka zhvilluar  me kryeministrin Edi Rama gjatë marrjes së detyrës së kryetarit të Bashkisë, ishte çështja e teatrit kombëtar, i cili ishte dhe një nga meraket e kryeministrit.

Duke sjell historinë e ndërtimit të teatrit nëpërmjet dokumentacionit ekzistues për teatrin, Veliaj citon se mjeshtrat Italian thonë se kjo nuk ka asnjë vlerë monumentale. “Në vitin 1943, është thënë nga specialistët se kjo ndërtesë nuk mbanë më. Ne vitin 1954, qeveria komuniste e asaj kohë,  u tha që tetari të transferohet te kuvendi popullor . Ne kemi dy mundësi ose kemi një teatër bashkëkohor modern, ose këtë lloj azbesti që po bënë me kancer gjithë aktorët e Shqipërisë, tha Veliaj.

Velia duke i referuar raportit Italian të asaj kohe, thotë se kjo ndërtesë ka qenë ndërtuar më qellim sportive.

“Teatri është një ndërtesë e bërë mes dy luftrave, një grehinë me tallash që nuk bënë me, thonë specialistët italian”, citon  Veliaj.

I pyetur se pse piramida që do të hajë 20 milion të tjera nuk shembet dhe shembet Teatri Kombëtar, Veliaj tha se piramida është e viteve 80, Piramida, Muzeu Kombëtar, Pallati i Kongreseve janë ndërtesa autentike shqiptarë, jo trashëgimi fashiste.

I pyetur a do të ketë kulla teatri, Veliaj tha se në zonën e teatrit do të ketë vetëm teatër, pa kullë. “Pas teatrit është një pjesë private dhe ashtu siç u bë me stadiumin”.

Me tej, Velia shton se “Ne kimi kërkuar propozime për të akomoduar një teatër që minimalisht të ketë trefishin e hapësirës sot, që shkon nga 3 mijë në 9 mijë metra. Tetari të vetë menaxhojë të gjithë hapësirat brenda”.

Veliaj duke sjellë për analogji Pazarin e Ri tha se më të njëjtën gjë bënë me Pazarin e ri, tani shiheni se si është?!  “Si do që të jetë vendimmarrja, së pari të gjejmë një zgjidhjet teknike pa kull, së dyti; kushtet financiare dhe e treta; ta hedhim për diskutim”, theksoi Veliaj.

I pyetur për vendimin e prishjes së Teatrit Kombëtar, Veliaj tha se vendimi për prishjen e teatrit është një paketë vendimmarrjesh, por më par do nisim diskutimet publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button