Ekonomia

Veliaj: Zero taksa për bizneset e të rinjve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ka folur në çeljen e festivalit të ideve rinore të vitit 2016 ka thënë se Bashkia e Tiranës do i paraqesë Këshillit Bashkiak një projekt vendim, ky synohet që për bizneset që drejtohen nga të rinjtë të zerohen teksat deri në një afat të caktuar.

Dua të ndaj me ju edhe një propozim që sot do ia paraqesim Këshillit Bashkiak, përmes të cilit synojmë që për të gjithë djemtë dhe vajzat që hapin një biznes nuk do të paguajnë asnjë taksë derisa biznesi të fillojë të ketë sukses. Ky vendim shpresojmë që të miratohet sot në mbledhjen e Këshillin bashkiak, pasi do të thotë taksë zero per të rinjtë që hapin biznes” tha Veliaj.

Veliaj ka shtuar se, Bashkia e Tiranës mbështet të gjitha idetë e të rinjve.

Besoj se historia e re e Shqipërisë ka një vend për çdo të ri që ka një ide. Vazhdoni rrugën pavarësisht pengesave. Ne besojmë tek projektet tuaja. Mbyllni veshët dhe vazhdoni përpara. Rinia ka nevojë për ide, mbështetje dhe kurajo”përfundoi Veliaj.

Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm edhe ministrat Lindita Nikolla e Blendi Klosi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button