Vendet evropiane ofrojnë një helikopter për ta çuar Thaçin në Beograd
Hashim Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën për integrime evropiane që do të organizohet në Beograd mes datës 23 dhe 25 prill. Por, nga autoritetet e atjeshme kanë ardhur sinjale refuzuese. Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë thënë se ai do të arrestohet nëse shfaqet në kryeqytetin serb.
Mediat serbe kanë bërë të ditur se Thaçit i është ofruar nga disa vende evropiane edhe në helikopter për të çuar drejt Beogradit, në mënyrë që të shmangen incidentet eventuale gjatë rrugës.
Por duket se një vizitë të tillë e kanë të vështirë ta pranojnë autoritetet në Serbi, të cilët nuk janë të gatshëm që të pranojnë Thaçin atje, për të cilin në Serbi ekziston edhe një flet arrest atje, transmeton ‘Zëri’.
Ftesa që iu është bërë Hashim Thaçit së fundmi nga kjo organizatë, ka nxitur reagime të shumta në opinionin serb.
Ivica Daçiq, Ministër i Jashtëm i Serbisë ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka çfarë kërkon në Serbi.