🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,724 ▲ +0.52% ETH $2,157 ▲ +0.89% XRP $1.4446 ▼ -0.13% SOL $90.1000 ▲ +1.11%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Vendimi/ Ambasadë shqiptare në çdo vend të botës

Duke nisur nga dita e sotme, të gjithë shtetasit shqiptarë, pavarësisht rezidencës së tyre, mund të marrin shërbim nga ambasadat shqiptare në çdo vend ku ata ndodhen.

36 shërbime të reja për të gjithë shtetasit jashtë kufijve do të ofrohen online, duke shmangur nevojën e paraqitjes fizike në përfaqësinë më të afërt diplomatike shqiptare.

Në kushtet e burimeve të kufizuara financiare të shtetit shqiptar, ndërtimi i kësaj platforme dixhitale përbën një risi, e cila përmirëson në mënyrë drastike shërbimin e përfaqësive tona diplomatike e konsullore.

Njëkohësisht, duke aplikuar online, shtetasit shqiptarë me banim jashtë kufijve do të kursejnë kohë dhe para, që më përpara nevojiteshin për t’u zhvendosur nga vendndodhja e tyre në përfaqësinë më të afërt.

Lista e shërbimeve që i ofrohet emigrantëve apo çdo shtetasi tjetër shqiptar në udhëtim jashtë vendit mund të gjendet në portalin e-Albania ose në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.