☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.12 ▼0.79%
ARI 4,206 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,797 ▲ +0.9% ETH $2,560 ▲ +2.31% XRP $1.4107 ▲ +1.23% SOL $112.3300 ▲ +2.65%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.12 ▼0.79 % ARI 4,206 ▼0.24 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.12 ▼0.79 % ARI 4,206 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

Gjykata e Lartë i dha fund ngërçit të punimeve për aeroportin e Vlorës, duke zhbllokuar të drejtat e MABCO Constructions S.A. në administrimin e shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport” (VIA).

Me vendimin e kësaj të marte, Gjykata e Lartë vendosi që të heqë çdo pengesë të krijuar për administrimin në terren të kantierit nga MABCO, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, që ka dhe shumicën e aksioneve.

Vendimi i jep fund absurdit që u krijua nga vendimet skandaloze të gjykatave, që për shkak të një mosmarrëveshjeje mes dy biznesmenëve i hoqën çdo të drejtë vote MABCO-s së Behgjet Pacollit, megjithëse ky mbante peshën kryesore të investimit.

Pritet që në ditët në vazhdim situata në kantierin e aeroportit të Vlorës të shkojë drejt normalizimit.

Javët e fundit punimet ishin bllokuar, ndonëse projekti ndodhej në fazën përfundimtare dhe sipas palëve kërkoheshin vetëm ndërhyrje të fundit teknike për vënien në operim të terminalit.

Përplasja mes dy ortakëve nisi pas pretendimeve të ngritura nga 2A Group për kontrollin e 47% të aksioneve të aeroportit. Çështja hyri në një kalvar gjyqësor me plot të papritura dhe mbeti pezull që prej shtatorit 2025, pasi të drejtat e MABCO për të ushtruar kontrollin administrativ mbi kantierin e aeroportit u pezulluan.

Në praktikë, administrimi i përditshëm i kantierit kaloi nën kontrollin e 2A Group.

Gjatë këtyre 8 muajve, MABCO kërkoi që të vazhdonte normalisht punën në përputhje me aksionet e saj fillestare, ndërsa konflikti për 47% trajtohej ndërkohë në proceset gjyqësore.

Por në terren ndodhi e kundërta. Pati ngadalësim të ritmit të punimeve dhe më pas bllokim të tyre. Situata u përshkallëzua me tensione, pengim të hyrjes së punonjësve dhe specialistëve të kontraktuar nga MABCO, si edhe me përfshirjen e policisë në disa episode të raportuara publikisht nga palët.

Mosfunksionimi i aeroportit u kthye në një çështje e rëndësishme edhe në media, për shkak të ndikimit ekonomik, dhe për shkak të pritshmërive që projekti kishte krijuar për turizmin dhe ekonominë e jugut të vendit. Hapja e aeroportit ishte konsideruar si një nga investimet strategjike më të rëndësishme për rivierën shqiptare, me ndikim të drejtpërdrejtë në aksesin e turistëve dhe zhvillimin e sektorit të shërbimeve në Vlorë dhe zonat përreth.

Gjatë muajve të fundit, MABCO ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se vonesat nuk lidhen me probleme financiare apo teknike të projektit, por me bllokimin administrativ dhe juridik të aktivitetit në kantier nga kompania e Valon Ademit.

Kompania zviceriane ka premtuar gjithashtu kryerjen e një auditi ndërkombëtar për certifikimin e sigurisë së punimeve dhe rifillimin normal të procesit të kolaudimit të aeroportit./Lapsi.al/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.