☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.95 ▲0.9%
ARI 4,467 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,839 ▼ -0.5% ETH $1,887 ▲ +0.28% XRP $1.0211 ▲ +0.62% SOL $76.4600 ▲ +0.38%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.95 ▲0.9 % ARI 4,467 ▲0.58 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.95 ▲0.9 % ARI 4,467 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama në Bruksel: Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në!

Këtë të martë, më 26 maj, u zhvillua në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e vendit tonë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

“Pse qeshni, jeni të rinj. Nuk e njihni ende vlerën e dashurisë. Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për Bashkimin Europian”, tha kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij.

Ai vazhdoi: “Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, por ja ku jemi. Duhet të jemi të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur kilometrik. Ashtu siç e ka theksuar Marta, ne i çelëm të gjithë grupkapitujt brenda 11 muajsh dhe kaluam nga kjo tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve me këtë konferencë të sotme, edhe njëherë brenda një afati shumë të shkurtër. Kështu që ndihemi të energjizuar. Në fund, është vetëm fillimi i fundit dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më tepër punë.”

“Dua të falënderoj po ashtu Silvion, zëdhënësin tonë të dashur në emër të kujdestarit, që duhet të na sjellë lajme të mira dhe të këqija. Po e bëj këtë falënderim sepse kjo është konferenca e fundit ndërqeveritare ku ai përfaqëson BE-në dhe dua të falënderoj dritën e diellit që solli Qipro dhe, më së fundmi, ky qytet që gdhihej i mërzitshëm shndriti njëherë.”, tha më tej Rama.

Ai shtoi: “Do jemi anëtarë të kësaj familjeje brenda kësaj dekade. Unë e di, e ndjej.”

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.