☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 26 May 2026
S&P 500 7,523 ▲0.66%
DOW 50,481 ▼0.19%
NASDAQ 26,653 ▲1.17%
NAFTA 93.80 ▼2.9%
ARI 4,504 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $76,016 ▼ -1.81% ETH $2,076 ▼ -2.11% XRP $1.3337 ▼ -1.66% SOL $83.8900 ▼ -2.06%
S&P 500 7,523 ▲0.66 % DOW 50,481 ▼0.19 % NASDAQ 26,653 ▲1.17 % NAFTA 93.80 ▼2.9 % ARI 4,504 ▼0.43 % S&P 500 7,523 ▲0.66 % DOW 50,481 ▼0.19 % NASDAQ 26,653 ▲1.17 % NAFTA 93.80 ▼2.9 % ARI 4,504 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Opinion

Një kurth mizor i Edi Ramës për opozitën

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama ka futur opozitën në një debat absurd shifrash lidhur me prezencën e tyre në media, e cila statistikisht është shumë herë më e madhe se e qeverisë. Kjo dhe për faktin se shumica e televizioneve kërkojnë protagonistë për të mbushur orët dhe këta të opozitës janë gjithnjë gati.

Tani këtë statistikë Edi Rama e përdor për të treguar se liria e medias në Shqipëri është në maksimumin e saj, madje është e gjitha në favor të opozitës, kurse opozita, por sidomos Berisha, përpiqen të kundërshtojnë çdo ditë se ky është një mashtrim, se ato shifra janë mekanike dhe nuk tregojnë problemet reale të Shqipërisë.

Debati është një kurth i Edi Ramës jo për të treguar lirinë e shtypit, pasi ajo nuk matet me kilogramë apo me orë transmetimi, por një kurth për të treguar cekëtësinë e opozitës, njerëzit sipërfaqësorë të saj dhe paaftësinë e tyre për të bërë një opozitë reale në vend.

E vërteta e lirisë së shtypit nuk ka të bëjë fare me këtë debat. Ndonjëherë qeveria mund të ketë gjithë median me vete dhe të ketë një gazetar kundër, dhe efekti vdekjeprurës i lirisë së medias mbi të është njësoj. Vetë Berisha ka provuar të ketë me vete median e vetme shtetërore në vend, RTVSH, në mandatin e parë dhe shumicën e gazetave, dhe e ka mundur vetëm “Koha Jonë”. Në mandatin e tij të dytë i kishte të gjithë në rresht, përveç Top Channel-it dhe gazetës “Tema”, dhe deri më 2011, kur iu bashkuan dhe dy gazeta të tjera, njësoj theu hundët.

Debati qesharak në të cilin e ka futur Edi Rama opozitën ka të bëjë me faktin se ata tani justifikohen se vërtet rreth 70 për qind e ekraneve pushtohen nga opozita, por ata janë kokëbosh dhe nuk thonë gjërat thelbësore. Kjo është e vërtetë, por është problem i opozitës.

Duke lëshuar gjithë ditën nëpër ekrane për të mbushur orët e zbrazëta të televizioneve dhe duke krijuar një kakofoni idiotësh në ekrane, natyrisht që janë duke i bërë nder qeverisë.

Betejat e shtypit me pushtetin, së pari, duan njerëz me integritet dhe besueshmëri publike për të udhëhequr opinionin publik. Nëse televizionin e familjes ta drejtojnë idiotë, nëse idiotët e familjes pastaj i nxjerr dhe në ekrane të tjera, Edi Rama është i gatshëm të të lërë dhe 100 për 100 të ekraneve në dispozicion për t’u treguar shqiptarëve çfarë havjanësh ka përballë.

Kështu që ai nuk gënjen kur thotë se opozita mbizotëron në ekrane dhe portale. Kjo është statistikisht e vërtetë. Fatkeqësia është që niveli në të cilin është përfaqësimi i zërave opozitarë në media është i mjerueshëm dhe opozita duhet t’i fshehë ata nga populli që të mos duket aq idiote sa ata.

Se në të vërtetë populli opozitar nuk është aq idiot sa ata që shpallen si analistë të opozitës apo gazetarë të saj. Është mbi nivelin e tyre. Por fakti që ata, përveçse partinë, u kanë uzurpuar dhe hapësirën e opinionit publik, nuk është problem i Edi Ramës, por problem i tyre.

Kjo është liri shprehjeje, por është liri shprehjeje kundër opozitës me dorë të opozitës. Është një mekanizëm bizar i demokracisë, që të ndëshkon pikërisht pse guxon t’i shfaqesh përpara si budalla.

Shqipëria nuk ka censurë dhe as persekutim të medias. Por shoqëria shqiptare është e persekutuar nga dhuna televizive dhe imponimi i idiotëve në ekrane.

Këtë e ka kuptuar Edi Rama, i cili, në tërësinë e vet, i ka fshehur idiotët e tij dhe ua ka lënë hapësirën idiotëve të opozitës. Dhe rezultati është ky që është.

Tani ata po ankohen se: “Ju na keni lënë më shumë kohë në ekrane që të na tallë populli dhe të na marrë inat.”

E vërteta është se ky është një nga mizoritë e pashpirta të Edi Ramës si “regjisor” i anarkisë mediatike në Shqipëri. Por ai nuk do ta arrinte kurrë këtë pa një opozitë banale dhe një udhëheqës banal të saj, i cili, kur Shqipëria kishte vetëm një televizion, e përdorte atë 24 orë dhe pastaj humbiste në referendum.

Pikërisht nga liria e tepërt e shfaqjes së marrëzisë së tij në ekrane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.