☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.17 ▼0.74%
ARI 4,204 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,777 ▲ +0.87% ETH $2,559 ▲ +2.3% XRP $1.4102 ▲ +1.21% SOL $112.3000 ▲ +2.63%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.17 ▼0.74 % ARI 4,204 ▼0.28 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.17 ▼0.74 % ARI 4,204 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Ambasadori i Gjermanisë: Shqipëria është pjesë e familjes evropiane, mbështesim fuqimisht anëtarësimin e saj në BE

Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë.“Arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin „Fundamentals“ përbën një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përgëzoj me këtë rast të gjithë qytetarët e Shqipërisë si dhe të gjithë ata në politikë, administratë dhe drejtësi, që kanë kontribuuar duke u angazhuar fort në këtë drejtim.

Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave evropiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e „Fundamentals“ përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Ndaj arritja e objektivave të ndërmjetme përbën pikënisjen për hapa të mëtejshëm të Shqipërisë në funksion të forcimit të shtetit ligjor. Dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse.

Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti, që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias.

Shtetet anëtare të BE-së i kanë ankoruar shumë qartë këto pritshmëri në Deklaratën e tyre të Përbashkët si kushte për përmbylljen e bisedimeve. Ashtu si institucionet dhe shtete të tjera anëtare të BE-së, edhe Gjermania do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet në vijim si dhe do të mbështesë hapat e mëtejshëm të reformave”, thuhet në reagimin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.