🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 97.08 ▲2.75%
ARI 4,440 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,703 ▼ -3.83% ETH $1,996 ▼ -3.56% XRP $1.3376 ▼ -2.44% SOL $83.4700 ▼ -4.79%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.08 ▲2.75 % ARI 4,440 ▲0.7 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.08 ▲2.75 % ARI 4,440 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Sporti

Vendimtar në fitoren e Italisë, Tonali e pranon: Kemi parë fantazma, por u çliruam!

Italia fitoi 2-0 ndaj Irlandës së Veriut dhe siguroi finalen e Play-off-it, ku do të përballet me Bosnjë Hercegovinën. Sapo mbaroi ndeshja, trajneri Gattuso e kishte fytyrën ende të vuajtur. Sigurisht, gëzimi i fitores do të ketë ardhur, megjithatë ajo shprehje fytyre tregon qartë tensionin e madh tek “axurrët”.

Sandro Tonali ishte vendimtar në fitoren e Italisë. Autori i golit të avantazhit theksoi pas ndeshjes se skuadra vuajti jo pak dhe se lojtarët ishin të frikësuar: “Ishte si një ‘replay’ i ndeshjes me Estoninë po në Bergamo. Në pjesën e parë krijuam pak. Ata ishin shumë të fortë fizikisht dhe të zotët në goditjet standarde. U treguam të aftë të shfrytëzonim ato pak momente që na lejuan.

Ishim pak nervozë në fillim, pastaj me kalimin e minutave ndryshoi ndeshja. Pas 1-0 ishim më të lirshëm mendërisht, më parë ishte çdo gjë e komplikuar. Ishim shumë të vëmendshëm te pikat e tyre të forta.

Duhet të jemi pozitivë, kemi qenë gjithmonë që kur ka ardhur Gattuso. Kemi parë fantazma gjatë javës, duke menduar atë që ka bërë Italia vitet e fundit. Ishim të frikësuar, por u liruam”, – ka thënë mesfushori lider i Italisë.

The post Vendimtar në fitoren e Italisë, Tonali e pranon: Kemi parë fantazma, por u çliruam! appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.