Veprimet që nuk duhet të bëni kurrë në disa vende të botës
10. Mos e shtypni shkarkuesin e ujit në një banjë publike në Singapor
Le ta fillojmë nga Singapori, i cili dallon gjithmonë për ligjet e tij të veçanta, shumë të ndryshme nga tonat! Mbani gjithmonë mend se nëse shkoni në këtë shtet, është e këshillueshme që pasi të kryeni nevojat në një banjë publike, të mos e shtypni shkarkuesin e ujit! Nëse bëni të kundërtën, ju mund të gjobiteni më shumë se 150 dollarë!
9. Puthja publike në Arabinë Saudite
Dëshironi të putheni me gjysmën tuaj në publik pa pasur asnjë problem? Ky veprim nuk mund të bëhet, nëse udhëtoni në Arabinë Saudite. Kjo gjë dënohet minimalisht me 120 gjuajtje me kamxhik!
8. Tregimi i gishtit të madh të dorës në Iran
Mos e mendoni më për asnjë moment se ngritja e gishtit të madh të dorës është një gjest pozitiv në të gjitha vendet e botës, një gjest universal! Për ne, ky veprim ka domethënien e një autostopi, ose të një komplimenti, aprovimi, ndaj një personi me të cilin bisedojmë. Por nëse këtë gjest do ta bënim në shtetin e Iranit, mund ta paguanim shtrenjtë! Për iranianët, do të thotë ofendim, sepse në fakt ngritja e gishtit të madh të dorës, për ta është ekuivalent me ngritjen e gishtit të mesit të dorës. Pra është një sharje!
7. Të pështysh për tokë në Singapor
Nëse nuk dëshironi të arrestoheni, ju këshillojmë paraprakisht se në Singapor nuk duhet të pështyni përtokë, për çfarëdo lloj arsye! Ndaj bëni kujdes në këtë pjesë, nëse do të udhëtoni në këtë shtet.
6. Kinë, ndalesa me makinë për t’u dhënë të drejtë këmbësorëve
Gjendeni në Kinë dhe dëshironi të merrni me qira një makinë, por nuk dini se si të silleni në rrugë? Është një kënaqësi e vërtetë për ne që t’ju themi se…nuk duhet t’i respektoni këmbësorët! Në fakt, ndalimi i makinës për t’u dhënë të drejtë këmbësorëve për të ecur në rrugë, përbën një vepër penale dhe ju mund të dënoheni me një gjobë shumë të majme po e bëtë këtë veprim! Pra nëse do t’i jepni makinës në Kinë, thjesht mendoni për të ecur gjithmonë drejt në rrugën tuaj.
5. Mbajtja e “pompës” së astmës në Japoni
Jeni të sëmurë me astmë? Bëni shumë kujdes nëse shkoni në Japoni, sepse pajisja apo pompa që përdorni kundër astmës mund t’ju “fusë në telashe”! Në fakt, në rast se ajo përmban pseudoepinefrinë, ka shumë mundësi që të përfundoni në burg, nëse nuk tregoheni menjëherë të qartë!
4. Uji mineral në Nigeri
A e dinit se në disa vende, marrja me vete e një shisheje uji mineral, mund t’ju dëbojë ose penalizojë me një gjobë të majme? Në fakt, një lloj ligji i tillë, është shumë aktual në Nigeri!
3. Egjipt, hedhja e kripës në ushqime
Nëse shkoni në Egjipt, duhet të dini këtë gjë: kur të hani një pjatë të gatuar prej një shefi egjiptian, nuk duhet të përdorni kripën, sepse hedhja e saj në ushqim përbën një ofendim për të.
2. Pëllëmba e dorës në Greqi
Nëse vendosni të bëni një udhëtim të bukur në Greqi, duke përfituar nga kriza, mos harroni asnjëherë që të bëni kujdes me pëllëmbët e duarve. Mos i tregoni ato në asnjë lloj mënyre, sepse grekët e interpretojnë si një kërcënim dhe ju mund të përfundoni në telashe serioze! Më pak fjalë, ky gjest për ta është si një lloj mallkimi. Një mit i tillë ekziston edhe në Pakistan.
1. Kryqëzimi i gishtave në Vietnam
Nëse keni një mik me shtetësi vietnameze, që së shpejti ka një provim apo një intervistë të rëndësishme pune dhe karriere, mos i uroni fat të mirë duke kryqëzuar gishtat, sepse, edhe pse nuk mund t’ia keni fare idenë, bërja e këtij gjesti për të personifikon organin gjenital femëror!