Veseli: Do ta mbrojmë flamurin e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se ‘Fillimi i Ri’ nënkupton mbrojtjen dhe konsolidimin e identitetit shtetëror.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se do të mbrojnë flamurin e Kosovës.
“Fillimi i Ri nënkupton mbrojtjen dhe konsolidimin e identitetit tonë shtetëror. Do ta mbrojmë flamurin e Republikës së Kosovës dhe do ta çojmë lart ashtu si Majlinda Kelmendi. Falemnderit, Peja! #FillimiRi”, shkruan Veseli.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.