Kosova

Veseli: Kosova do ta vazhdojë bashkëpunimin me NDI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Uashington kryetarin e Institutit Kombëtar Demokratik, Kenneth Wollack.

Kryetari Veseli e falënderoi kryetarin e Institutit Kombëtar Demokratik për mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë iu ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht Kuvendit dhe partive politike.

Kryetari Veseli në veçanti theksoi se puna e këtij institucioni e ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës që të jetë më transparent dhe llogaridhënës, ndërsa partitë politike më demokratike.

Kryetari Wollack theksoi se organizata që ai përfaqëson do të vazhdojë partneritetin me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe se rruga për ndërtimin e institucioneve demokratike është një përgjegjësi që me kënaqësi e ndajnë me partitë politike të Kosovës.

Ai me këtë rast ka përgëzuar kryetarin Veseli për progresin e madh që ka bërë Kuvendi i Kosovës me liderishipin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button