☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,956 ▲ +0.45% ETH $2,055 ▼ -0.17% XRP $1.3174 ▼ -0.14% SOL $80.2400 ▲ +1.13%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Kosova ka nevojë për përvojën e Austrisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur sot një delegacion të lartë të Austrisë me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, integrimet evropiane të Kosovës, investimet e huaja dhe krijimin e vendeve të punës përmes investimeve austriake në Kosovë.

Pjesë e delegacionit të Autrisë ishin rreth 30 zyrtarë të lartë të Grupit të miqësisë Kosovë-Austri, biznesmenë, mjekë, profesorë, të cilët e falënderuan kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët të dy vendeve.

Veseli tha gjatë takimit me delegacionin austriak se Kosova ka bërë reforma dhe është duke vazhduar ato në fushën e ekonomisë, për t’i hapur rrugë më të shpejtë zhvillimit dhe transformimit të ekonomisë e cila mundëson më shumë investime të huaja që ndikojnë ne punësim të qytetarëve.

Sipas Veselit, Kosova ka shumë nevojë për përvojën austriake në gjitha fushat, për të ecur vendi më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik.

Kryeparlamentari Veseli ka intensifikuar kohëve të fundit punën e Grupeve të miqësisë së deputetëve kosovarë me ata të Parlamenteve të huaja për të ndikuar më shumë në lobim por edhe në thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet e tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.