☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,175 ▼ -4.05% ETH $1,990 ▼ -3.98% XRP $1.3248 ▼ -3.05% SOL $82.6800 ▼ -4.71%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli: PDK, garantuese e të arriturave të shtetit

Partia Demokratike e Kosovës e ka mbledhur Këshillin Drejtues të saj.

Sipas kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ky forum i lartë është mbledhur për të diskutuar për gjendjen aktuale në vend, për angazhimet partiake dhe institucionale, si dhe për prioritetet që na presin në muajt në vazhdim, gjatë këtij viti vendimtar për të ardhmen e vendit.

“Si gjithmonë, Partia Demokratike e Kosovës, në të gjitha nivelet e saj, në të gjitha angazhimet e saj, ka qenë garantuesi kryesor i të arriturave të mëdha të shtetit tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Do të vazhdojmë të jemi të tillë. E kemi obligim dhe pasion njëkohësisht këtë synim. Pa asnjë mëdyshje. Asnjë lëkundje. Sepse jemi partia më e madhe në vend. Sepse kemi besimin më të madh të qytetarëve të Republikës. Sepse alternativa jonë politike është alternativa më bindëse për shtetin e Kosovës, për fuqizimin dhe avancimin e tij të brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Veseli.

Në dy vjetët e fundit si shtet dhe shoqëri, Veseli ka thënë se kemi kaluar momente aspak të mira.

“Kemi kaluar momente sfiduese për shtetin dhe disa herëzhgënjyese për qytetarët tanë”, është shprehur ai.

Sipas kreut të PDK-së, imponimi i frymës së konfliktit politik dhe ikja nga domosdoshmëria e konsensusit për interesat vitale të shtetit, kanë pasur vetëm pasoja negative për vendin dhe qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.