☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,206 ▼ -3.94% ETH $1,988 ▼ -4.04% XRP $1.3236 ▼ -3.08% SOL $82.5300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli: T’i japim kuptim lirisë

Kadri Veseli është autori i fillimit të ri për Kosovën. Programi i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka nxjerrë kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn, do të fitojë në këto zgjedhje, beson ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në vendlindjen e tij, në Mitrovicë, Veseli u ka premtuar qytetarëve se do ta kthej këtë vend në origjinën e një qyteti industrial dhe të kthejë edhe ata që kanë ikur jashtë.

Kreu i PDK-së thotë se Kosova ka kaluar nëpër procese politike, por sfida e parë e qeverisë do të jetë ekonomia. Ai për Top Channel thotë se partia e tij ka një plan për fillimin e ri.

“Kosovës i duhet një transformim ekonomik, kjo është pikërisht ajo çfarë i mungon dhe gjithashtu i duhen vende pune për të rinjtë. Në të njëjtën kohë duhet një proces i përshpejtuar i integrimit në Bashkimin Evropian dhe kjo është jo vetëm ajo që kërkojmë, por ajo që do ta realizojmë në katër vitet e qeverisjes”, deklaron Veseli.

PDK, e udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi më parë, ka qeverisur për tetë vjet. Kritikave Veseli u përgjigjet duke thënë se Kosova është transformuar, por prodhimi dhe zhvillimi është plani i tij.

“Ne kemi patur përvoja që na kanë bërë të denjë që të dimë se çfarë duhet për të ardhmen. Tetë vite të qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës janë tetë vitet e transformimit rrënjësor të këtij vendi në aspektin e infrastrukturës. Është ndërtuar një bazament, shteti i Kosovës. Është shpallur dhe ajo që i duhet kësaj lirie dhe këtij shteti. Është kuptimi i të qenurit shtet i zhvilluar ekonomikisht dhe me përspektivë për bashkëqytetarët tanë”, thotë Veseli.

I pari i listës së koalicionit të njohur si koalicioni i krerëve të UÇK-së, një nga çështjet më të rëndësishme në programin e tij ka fuqizimin e gruas në shoqëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.