Veshjet e Kanye West, të përkryera dhe të çuditshme
Rreperi Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian, ka prezantuar në New York Fashion Week koleksionin e ri të veshjeve për Adidas. Por, a do dilnit ju, me këtë veshje në rrugë?
Modelet janë shfaqur me kostume body ngjyrë mishi dhe të sipërme të tejdukshme.

Bashkëshortja e tij Kim Kardashian erdhi e veshur me këto kostume. Në radhë të parë ishte ulur dhe Anna Wintour, Beyonce dhe Jay Z.

Gjatë prezantimit të linjës së veshjeve, Kim nuk qëndroi gjatë, për shkak se vajza North ka filluar të qajë.

Kritikët e vlerësuan koleksionin e veshjeve intime sportive. Por shumëkush i quajti thjesht të tepruara. Në pamje të parë mund të duket si parada e rrobave të reja të mbretit.

Edhe pse modelet nuk ishin krejtësisht të zhveshura, koleksioni nuk është për të ndrojturit. Nga body bezhë me material elastik të tejdukshëm te kanotieret e vogla me ngjyrë lëkure, veshjet nuk të falin dhe shkojnë vetëm për ato me vetëbesim të lartë.

A do dilnit ju, me këtë veshje në rrugë?




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.