VIDEO: Kur Arben Ristani mbronte në gjyq djalin e Enver Hoxhës
Pjesë e arkivit të rrallë të “Associated Press” është edhe kjo video realizuar në vitin 1995, që shfaq Arben Ristanin, sot deputet i PD-së, kur si avokat i lirë mbronte në gjyq Ilir Hoxhën, djalin e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Ishte viti kur Ilir Hoxha u dënua me një vit arrest shtëpie pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervistë për një gazetë ku ndër të tjera ishte shprehur: “Sot Enver Hoxha është nxjerrë jashtë ligji, por ligji s’të nxjerr dot nga zemrat”.
Kronika e Associated Press më 6 shtator të 1995.
“Djali i një prej diktatorëve më të pamëshirshëm të Europës ka qenë i dënuar me një vit arrest shtëpie.
Ilir Hoxha, 46 vjeç, u dënua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervisë për një gazetë.
Gjykata e dënoi nën akuzën e shkaktimit të çrregullimit civil.
Ndërsa Shqipëria përballet me kritika të shumta për dështimin e saj në ecjen përpara për shkak të regjimit të saj komunist, djali i diktatorit Enver Hoxha është në telashe ligjore.
Enver Hoxha sundoi vendin e izoluar europiano-lindor deri kur vdiq në vitin 1985. Regjimi i tij do të kujtohet për abuzimin e të drejtave ët njeriut, korrupsionin dhe mungesës së të mirave bazike.
Djali i tij 46-vjeçar, Ilir Hoxha, mbrojti babain e tij në një intervistë për një gazetë. Pas lutjes së pasuksesshme të tij për pafajësi, gjykatësit e akuzuan atë për mosbindje civile dhe e dënuan me një vit arrest shtëpie.
Disa kritikë i frikësohen regjimit të ri të Presidentit Sali Berisha, se mos edhe ai vazhdon të injorojë lirinë e shprehjes.
Varri i ish-diktatorit u hoq nga varrezat e dëshmorëve dhe u vu në një vazrrezë të zakonshme në Tiranë.
Shumë shqiptarë të moshuar që rikujtojnë kohët e vjetra akoma shkojnë e vendosin lule në varrin e tij.
“Ky është figura më e lavdishme e popullit shqiptar,” thotë një shqiptar, mbështetës i Hoxhës.
Por jo çdo vizitor tregon respekt për varrin e tij. “Personi që ndodhet në këtë varr është barstard. Shkatërroi jetët tona. Dhe tani njerëzit fajësojnë demokracinë për vështirësitë e tyre. Ata harrojnë pasojat e diktaturës së tij”, – thotë një tjetër, kritik i Hoxhës.
E veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, është në burg për korrupsion.
Që nga rënia e familjes Hoxha, shtëpia e tyre është kthyer në një shtëpi mysafirësh e qeverisë.
Zona përreth vilës tani është e hapur për publikun dhe është kthyer në një strehë për të rinjtë.
Gjatë kohës që Hoxha ishte në pushtet, qytetarët e Tiranës nuk lejoheshin të kalonin në atë zonë që quhet ‘Blloku’ dhe njerëzit që jetonin aty quheshin ‘bllokmenë’”, – përfundon kronika e “Associated Press”.