☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,715 ▼0.64%
DOW 51,552 ▼0.6%
NASDAQ 26,965 ▼1.02%
NAFTA 92.47 ▲2.15%
ARI 4,315 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,279 ▼ -2.41% ETH $2,664 ▼ -2.78% XRP $1.5171 ▼ -3.32% SOL $114.9000 ▼ -1.95%
S&P 500 7,715 ▼0.64 % DOW 51,552 ▼0.6 % NASDAQ 26,965 ▼1.02 % NAFTA 92.47 ▲2.15 % ARI 4,315 ▼1.4 % S&P 500 7,715 ▼0.64 % DOW 51,552 ▼0.6 % NASDAQ 26,965 ▼1.02 % NAFTA 92.47 ▲2.15 % ARI 4,315 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

VIDEO/ Sherr në Korçë, 18 vjeçari godet me thikë të miturin

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Bulgarec të Korçës, pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta me një

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Bulgarec të Korçës, pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta me një adoleshent.

Sipas burimeve, i mituri është goditur nga një 18-vjeçar dhe ka marrë tre plagë, dy në kurriz dhe një në vesh. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Korçës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani, janë shoqëruar dy persona në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht ditën e martë, ndërsa po luanin me letra në një lokal në fshat, ku debati ka mbetur verbal.

Mbrëmjen e së mërkurës, 18-vjeçari dyshohet se i ka kërkuar 15-vjeçarit të dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, ku situata ka agravuar. Sipas hetimeve paraprake, 18-vjeçari ka nxjerrë një mjet prerës dhe e ka goditur disa herë të miturin.

Ndërhyrja e personave të pranishëm ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.