☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.41 ▲0.87%
ARI 4,177 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,027 ▲ +1.3% ETH $2,713 ▲ +2.59% XRP $1.5089 ▲ +2.36% SOL $119.6300 ▲ +1.17%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.41 ▲0.87 % ARI 4,177 ▲0.2 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.41 ▲0.87 % ARI 4,177 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu dënon gjuhën seksiste ndaj deputetes Vlora Çitaku

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka dënuar përdorimin e gjuhës seksiste ndaj deputetes Vlora Çitaku, duke theksuar se një sjellje e tillë është e papranueshme në institucionet e vendit.

Haxhiu pwrmes njw konference pwr media u shpreh se deputetët janë përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe se gjuha denigruese, veçanërisht ajo me përmbajtje seksiste nuk do të tolerohet në Kuvend.

“Ata janë përfaqësues të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe nëse ka përdorim të gjuhës seksiste, natyrisht që kjo nuk do të lejohet të ndodhë dhe do të dënohet nga unë si kryetare. Me këtë rast ftoj të gjitha grupet parlamentare të dënojnë një gjuhë të tillë, nga kushdo që vjen dhe kudo që bëhet”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se raste të tilla nuk janë të izoluara, duke përmendur se në të kaluarën ka pasur gjuhë të ngjashme edhe ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por sipas saj, nuk ka pasur reagim apo solidaritet të mjaftueshëm për t’i dënuar ato.

“E di që ka pasur raste edhe ndaj aktivistëve të LVV, por nuk ka pasur reagime e solidaritet për të dënuar një gjuhë të tillë. Megjithatë, e dënoj këtë gjuhë seksiste dhe nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në një arenë ku goditen gratë dhe përdoret një gjuhë e tillë”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.