☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 84.39 ▼0.08%
ARI 4,148 ▲1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,912 ▲ +0.42% ETH $1,904 ▼ -0.06% XRP $1.0723 ▲ +1.1% SOL $73.4300 ▲ +0.14%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.39 ▼0.08 % ARI 4,148 ▲1.24 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.39 ▼0.08 % ARI 4,148 ▲1.24 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
30 Jul 2026
Breaking
Sporti

Akuzon Erkand Qerimaj: Padrejtësi në mes të Europës, më e rëndë heshtja e Federatës sonë!

Akuza të forta nga peshëngritësi i njohur shqiprtar, Erkand Qerimaj. Ai garoi dje në Europianin që po zhvillohet në Batumi dhe deklaron se i është bërë padrejtësi, teksa iu anulua gara në shtytje, edhe pse më parë ishte quajtur e rregullt.

Më tepër se për padrejtësinë në gjykim, Qerimaj reagon ashpër për heshtjen e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, që nuk bëri asnjë protestë dhe nuk e mbrojti sportistin e vet.

Erkand Qerimaj garoi në kategorinë 79 kilogramë. Në shkëputje zuri vendin e tetë, me 152 kg, kurse në shtytje nuk kaloi asnjë nga provat dhe rrjedhimisht nuk u klasifikua në dygarësh. Në reagimin e tij Qerimaj shkon edhe më tej, duke theksuar se drejtuesit e Federatës janë të parët për foto e deklarata kur ka medalje, kurse në rastet e padrejtësive zhduken.

Postimi i plotë i Qerimajt

Sapo përfundova garën në Kampionatin Europian dhe këtë herë ama do flas pa filtra! Në shkëputje realizova 152 kg dhe tentova rekordin e Europës me 157 kg. Isha shumë pranë. Në shtytje realizova 184 kg – provë e pastër, e dhënë me 3 të bardha nga gjyqtarët. Më pas, juria vendos ta anullojë për një lëkundje minimale.

Ky nuk është thjesht një vendim – është një padrejtësi e pastër dhe e turpshme që i bëhet një sportisti në mes të Europës.

Por edhe më e rëndë se kjo është heshtja. Drejtuesit e federatës ishin aty, me lekët e taksapaguesve, dhe nuk patën as guximin minimal për të mbrojtur sportistin e tyre. Asnjë reagim. Asnjë protestë. Asnjë qëndrim. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por kjo është dështim.

Kur marrim medalje, jeni të parët për foto dhe deklarata. Kur ndodh padrejtësia, zhdukeni. Kjo është hipokrizi e pastër.

Jemi i vetmi ekip në Europë që dalim pa uniforma dinjitoze. Pa fizioterapist. Pa mjek. Pa asnjë standard bazë që çdo shtet serioz e konsideron minimum. Dhe pastaj flasim për “rrugën drejt Europës”? Kjo është skandaloze.

Fondet? Vijnë çdo vit. Askush nuk jep llogari. Askush nuk tregon ku shkojnë. Kam kërkuar auditim, zero përgjigje. Kjo federatë sillet si pronë private, jo si institucion që duhet t’i shërbejë sportistëve dhe trajnerëve. STOP më me heshtje. BOLL më me abuzim.

Sportistët nuk janë dekor për foto dhe propagandë, janë ata që mbajnë peshën reale të përfaqësimit sportiv mbi supe.

Dhe kjo që po ndodh nuk është thjesht problem, është turp.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.