☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +0.31% ETH $1,995 ▼ -0.2% XRP $1.3328 ▼ -0.52% SOL $82.2100 ▼ -0.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
roze

Videomesazhi i fundit i Robin Williams

robinwilliamsPërpara se të vetëvritej, Robin Williams i ka dërguar një fanseje që vuante nga kanceri një mesazh shprese dhe mbështetjeje. 21-vjeçarja kishte shprehur dëshirën për ta njohur idhullin e saj, por nuk mund të udhëtonte, kështu që aktori i dërgoi një video të mbushur me dashuri.

Këtë fakt e ka zbuluar bashkëshorti i vajzës që e ka treguar historinë për një të përditshme në Zelandën e Re, “Sunday Star Times”. Vivian Waller, 21 vjeç, vuan nga kanceri i mushkërisë, por që është përhapur edhe në organet e tjera.

Kur u diagnostifikua janarin e shkuar ajo shprehu një seri dëshirash: të martohej, të festonte 21-vjetorin, të festonte ditëlindjen e parë të vajzës Sophie dhe të njihte Robin Williams. Por vajza nuk mund ta përballonte udhëtimin, kështu që miqtë e saj vendosën t’i shkruanin aktorit kërkesën speciale.

Robin Williams e regjistroi videon në pakë minuta dhe më pas ia dërgoi familjes. Në video aktori i drejtohet Vivianit me theksin e banorëve të Zelandës së Re: “Si jeni ju andej nga ana tjetër e botës? Të përshëndes ty, Jack dhe Sophia”.

Gjatë videos Williams imiton Matthew McConaughey përpara se të bëjë përshëndetjen finale. “Shumë dashuri për ty vogëlushe”, thotë ai. Videoja ka entuziazmuar pa masë Vivianin dhe bashkëshorti i saj ka vendosur ta tregojë historinë për t’i thënë gjithë botës që e adhurojnë Robin Williams e sesa i veçantë ishte ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.