☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,499 ▼1.42%
DOW 46,001 ▼0.92%
NASDAQ 21,503 ▼1.95%
NAFTA 95.12 ▲5.31%
ARI 4,380 ▼3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,768 ▼ -2.83% ETH $2,060 ▼ -4.72% XRP $1.3563 ▼ -3.87% SOL $86.9500 ▼ -5.15%
S&P 500 6,499 ▼1.42 % DOW 46,001 ▼0.92 % NASDAQ 21,503 ▼1.95 % NAFTA 95.12 ▲5.31 % ARI 4,380 ▼3.78 % S&P 500 6,499 ▼1.42 % DOW 46,001 ▼0.92 % NASDAQ 21,503 ▼1.95 % NAFTA 95.12 ▲5.31 % ARI 4,380 ▼3.78 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Viktimat e Londrës mund të mos identifikohen kurrë

Viktimat e Kullës Grenfell mund të mos identifikohen kurrë të gjitha.

Policia londineze paralajmëron se kjo mund të jetë një detyrë e pamundur për të. 17 të vdekur është bilanci zyrtar i tragjedisë, por të zhdukurit nga zjarri që shkrumboi ndërtesën shumëkatëshe në perëndim të kryeqytetit britanik, janë me dhjetëra e mes tyre ka edhe familje të tëra.

Kryeministrja Theresa May, e përballur me një rrebesh kritikash për faktin se nuk takoi të mbijetuarit e fatkeqësisë gjatë vizitës në vendngjarje, kërkon hetim të plotë e këmbëngul se viktimat meritojnë përgjigje. Deri tani janë identifikuar vetëm 6 prej të vdekurve. Autoritetet po shpresojnë që numri i jetëve të humbura të mos mbërrijë në 100 apo më shumë.

Vëllai i personit të parë të identifikuar si viktimë e ferrit të flakëve, refugjati sirian Mohammed Al Haj Ali, i cili në Londër studionte për inxhinieri, tregoi për Reuters momentet e tmerrit të përjetuar sidomos kur kuptoi se njeriu i tij i dashur kishte mbetur prapa. Omar Al Haj Ali tregon se si atë e nxorrën, por të vëllain jo. Me 23-vjeçarin kishte arritur të komunikonte në telefon.

“U ktheva të shikoja, por nuk e pashë tim vëlla. Kërkoja të dija ku është e askush nuk më përgjigjej. E thirra me të madhe, pastaj folëm në telefon. Më tha që është ende brenda apartamentit. I bërtita: përse nuk dole? Na nxorrën jashtë, mendova se ishe me ne. Por, ai më tha se nuk e morën. E lanë aty. E lanë dhe ikën pa të”, tregon i mbijetuari.

Në kërkimin e arsyes përse kulla u dogj aq shpejt, vëmendja po spostohet gjithmonë e më shumë tek shtresa e përdorur për mbulimin e strukturës metalike. Ekspertët janë të mendimit se mund të ishte përdorur një lloj tjetër materiali, shumë më rezistent ndaj zjarrit. Kjo ka nxitur thirrjet për verifikimin e godinave të tjera të cilat mund të jenë gjithashtu të rrezikuara nga i njëjti problem.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.