Qeveritare

Viti i ri shkollor, Nikolla: Mbështetje për 35 mijë mësues

nikolla3Rreth 650 mijë nxënës  të sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm,  do të ulen sot në bankat e shkollës, për të startuar vitin shkolloro 2014-2015.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla uroi të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik duke theksuar se “se ky vit shkollor është i veçantë, i cili përkon me fillimin e një sërë reformash që do të prekin sistemin arsimor në tërësinë e tij”.

“Më një emocion të veçantë ju drejtohem juve, 32 mijë vogëlushëve dhe prindërve tuaj. Ju që nesër nisni një jetë të re, jëtën shkollore në klasën e parë me urimet më të mira, por dhe me garancinë se rruga e dijes do të jetë e sigur, do të jetë çdo ditë e më shumë e përafruar me atë të bashkëmoshatarëve tuaj në çdo vend tjetër të përparuar”, është shprehur ministrja.

Nikolla theksoi mbështetjen edhe për 35 mijë mësues dhe njëherazi shprehu  bindjen e patundur se arsimi dhe edukimi janë çështjet kryesore ku ne do të vazhdojmë të fokusohemi. “Roli juaj të dashur mësues është jetik në realizimin e objektivave reformuese.Bashkarisht ja dolëm të reformojmë kurrikulën, bazuar në arritjet dhe përvojat më të mira europiane.Ja dolëm të riorganizojmë të gjithë strukturën e administrimit dhe të menaxhimit të sistemit.Ja dolëm të ndërhyjmë fuqimisht për ta kthyer Maturën Shtetërore në një vlerësim të besueshëm dhe të sigurt të nivelit të formimit të nxënësve”, thekson Nikolla.

Ndërsa në urimin drejtuar 540 mijë nxënësve, Ministrja shprehet se “po punojmë për ndërtimin e shkollës që përgatit qytetarë për “shoqërinë e dijes”, që ju përgatit ju për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, si të barabartë me bashkëkohësit tuaj, kudo ku ata ndodhen”.

Ministrja deklaron se reforma e kurrikulës që bazohet në kompetenca me fokus reformimin thelbësor të teksteve dhe të mjeteve shkollore; zgjerimi i përmasave të dixhitalizimit të procesit të nxënies, shkolla si qendër komunitare, karta e performancës së shkollës, përmasa e re e edukimit fizik dhe shëndetësor të fëmijëve etj, janë hapa me të cilët po ndërtojmë një shkollë ku kryefjala është cilësia.Në përfundim të urimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit nënvizon se “ne do të punojmë fort në rrugën e cilësisë në çdo shkollë duke e bërë standart transparencën e punës së çdo mësuesi e çdo shkolle përmes komunikimit me shkrim e në rrugë dixitale”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button