Kronika

Vizita e Kerry, ‘paralizohet’ për tetë orë Tirana

Policia e Shtetit ka bërë të ditur planin e masave të marra për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë të dielën, John Kerry.

Drejtori i përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato, bëri të ditur se do të ketë kontroll të plotë të territorit për parandalimin e veprimtarisë kriminale. Në këtë plan masash janë të përfshirë edhe SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.

Qato bëri të ditur se do të ketë edhe patrullime nga ajri me helikopter, ndërsa në raste urgjencash në rrugët që do të bllokohen, mjetet do të shoqërohen nga policia deri në qendrën shëndetësore më të afërt.

Ndërkohë policia e Tiranës bën të ditur edhe rrugët që do të bllokohen. Bllokimi do të nisë nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, mbikalimi i Kasharit, superstrada Vorë- Tiranë, nga mbikalimi i Kasharit- mbikalimi i Kamzës-Sheshi “Shqiponja”- rruga “Dritan Hoxha”- Rruga e Durrësit.

Të bllokuar do të jenë dhe aksi rrugor sheshi Skënderbej- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” dhe rrugët lidhëse me to. Gjitahshtu dhe rruga “Teodor Keko”, e njohur si Unaza e Re- Fabrika e Miellit- Bulevardi “Bajram Curri”- nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit. Aks tjetër i bllokuar është ai i bulevardit “Zogu i Parë” nga ministria e Drejtësisë deri tek sheshi “Skënderbej”. Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i Kamzës deri tek shinat e Trenit.

Parkimet e mjeteve duke filluar nga Sheshi Shqiponja deri te rruga Elbasanit si dhe prapa Muzeut nuk do të lejohet. Ndërkohë edhe autobusët urbanë nuk do të përdorin linjën e tyre të rregullt, por rrugët e pjesës veriperëndimore të Tiranës. I gjithë qarkullimi në këto akse do të jetë i bllokuar nga ora 07.00 deri në 15.00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button