🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 87.02 ▲4.28%
ARI 5,185 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,411 ▼ -1.7% ETH $2,024 ▼ -1.37% XRP $1.3844 ▼ -0.5% SOL $85.2900 ▼ -1.75%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 87.02 ▲4.28 % ARI 5,185 ▼1.09 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 87.02 ▲4.28 % ARI 5,185 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Vizita e Papës-Kryeministria: Akuzat, dëshmi e degjenerimit të opozitës

Kryeministria-e-Shqiperise-466x350Kryeministria reagoi sot pas akuzave të Partisë Demokratike për shkelje me tenderin për dekorin e qytetit në rastin e vizitës së Papa Françeskut, duke i cilësuar ato një tjetër dëshmi të degjenerimit politik, moral dhe logjik të opozitës.
Përmes një deklarate për mediat, zyra e shtypit e Kryeministrisë u shpreh se “duke ndjekur me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik”.
“Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Françeskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë. Njësoj siç ka dalë kundër çdo aksioni për vendosjen e ligjit; kundër policisë për Lazaratin e Dukagjinin; kundër INUK-ut për çlirimin e pronës së përbashkët nga zaptimet e paligjshme; kundër mbylljes së fabrikave të diplomave fallco; kundër operacionit për ndalimin e kapjen e hajdutëve të energjisë; sot opozita doli kundër Qeverisë edhe për organizimin e pritjes së Papës”, thuhet në këtë deklaratë. Në këtë drejtim i bëhet thirrje opozitës që të dalë nga klubi i thashethemeve provinciale dhe të kthehet në Kuvend. “E presim krahëhapur për të debatuar në Kuvend për problemet reale, për sfidat reale, për zgjidhjet reale që Shqipëria kërkon pas aq shumë vitesh rrënim nën pushtetin e një partie që sot nuk di ku ka kokën, nuk di ku e shpien këmbët, nuk di çfarë i nxjerr goja”, përfundon deklarata për shtyp e zyrës së shtypit pranë kryeministrisë.
Partia Demokratike denoncoi sot shkeljet me tenderin për dekorin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, ku sipas saj, 394 milionë lekë kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.