Te ndryshme

Vizitorët rikthehen në tempullin më të vjetër në botë

Monumentet më të vjetra të botës mund të marrin së shpejti një imazh të ri. Një projekt i kohëve të fundit do të promovojë dhe ruajë Gobekli Tepe, shtëpia e strukturave më të lashta tempullore që është zbuluar ndonjëherë.

Turqia shpreson që me kalimin e kohës kjo të nxisë turizmin në këtë zonë, e cila është në një rajon ku turizmi ka qenë në ulje, për shkak të konfliktit sirian dhe krizës së refugjatëve.

Që nga fillimi i gërmimeve në vitin 1995, zona në juglindje të Turqisë ka ndryshuar mënyrën se si arkeologët mendojnë rreth origjinave të gurëve dhe shtyllave në formë T-je, janë më shumë se 12000-vjeçare, më të vjetra se zbulimi i bujqësisë apo poçerisë.

Të dhënat e hershme kanë ngritur idenë se bujqësia çoi në zhvillimin e qytetërimit. Studiuesit kanë menduar prej kohësh që grupet e gjahtarëve lëvizës u mblodhën në një vend dhe filluan të rrisnin bimë, gjë që solli tepricë të ushqimit dhe mundësinë e organizimit në shoqëri më komplekse.

Gobekli Tepe ngre pyetje mbi këtë dije tradicionale mes studiuesve. Klaus Schmidt, arkeologu gjerman që zbuloi zonën në vitet 1960, argumentoi përpara se të vdiste në vitin 2014 se mund të ketë qenë e kundërta: forca e shumtë punëtore që duhej për të ndërtuar rrethimet i shtyu njerëzit të zhvillonin bujqësinë si një mënyrë e ofrimit të ushqimit dhe ndoshta pijeve për punëtorët.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Dogus Group i Turqisë lajmëroi planin për të shpenzuar 14 milionë dollarë gjatë 20 viteve të fundit mbi projektin, në partneritet me National Geographic Society. “Gobekli Tepe është pika jonë zero në kohë”, tha kryetari i Dogus Group, Ferit F. Sahenk, në një deklaratë për shtyp.

Zona më e hershme rajonale?

Provat e mbledhura së fundmi nga gërmimet në zonë mbështesin argumentin e Schmidt, se fillimi i civilizimit nxiti shpikjen e bujqësisë. Në mes të çdo rrethimi monumental janë dy shtylla të gjata në formë T-je, gdhendur me stile të krahëve, duarve dhe rrobave. Më e madhja peshon më shumë se 16 tonë.

Por arkeologët nuk kanë zbuluar ende prova të vendosjes së përhershme në Gobekli Tepe. Një sugjerim i fundit është se zona ishte një vend i mbledhjes rajonale. Ai ndodhet në një pikë strategjike vëzhgimi të maleve dhe fushave përreth deri në jug.

“Atëherë njerëzit duhet të takoheshin rregullisht për të shkëmbyer informacion”, thotë Jens Notroff, një arkeolog nga Instituti Arkeologjik Gjerman që punon në zonë. “Është një pikë referimi. Nuk është rastësi që ata mblidheshin këtu.”

Në fakt, versione më të vogla të shtyllave, simbole dhe gdhendje arkitekturore në gurë si të Gobekli Tepe janë gjetur edhe në vende të tjera, 125 milje larg. Kështu mendohej se Gobekli Tepe ishte një katedrale dhe të tjerat ishin kisha vendase, ku gjahtarët udhëtonin në distanca të mëdha për t’u takuar, lutur dhe për të ndihmuar në ndërtimin e strukturave të reja monumentale.

“Aspekti i gostive është shpjegimi më i lehtë për tërheqjen e një force pune në ndërtimin e rrethimeve të tilla”, thotë Notroff.

Turizmi

Zbulimet e reja vijnë në një çast kritik për Gobekli Tepe. Teksa zona ka fituar njohje ndërkombëtare, është bërë një atraksion turistik bona fide. Më pak se një dekadë më parë, kodra ishte e mundur të ngjitej vetëm përmes një rruge të shkatërruar. Vizitorët rastësorë merrnin një guidë përreth nga vetë Schmidt.

Sot, autobusët e tureve shkarkojnë qindra vizitorë çdo ditë përpara qendrës së vogël për vizitorët dhe agjencitë turke të udhëtimit promovojnë turet për në Gobekli Tepe.

Megjithëse gërmimet dhe kërkimi në zonë janë financuar nga Instituti Gjerman i Arkeologjisë dhe Fondacioni Gjerman i Kërkimit, fondet e Dogus Group do të shkojnë për ndërtimin e një qendre të re vizitorësh dhe mbrojtjen e strukturave që janë zbuluar dhe ato që do të zbulohen.

Turizmi në këtë rajon është një lajm i mirë, duke marrë parasysh faktin që rajoni është destabilizuar nga vala e tensionit në Siri.

*Burimi: National Geographic

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button