🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.12 ▲2.41%
ARI 4,669 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,612 ▼ -0.71% ETH $2,103 ▼ -1.48% XRP $1.3127 ▼ -2.34% SOL $79.8400 ▼ -2.4%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.12 ▲2.41 % ARI 4,669 ▼0.34 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.12 ▲2.41 % ARI 4,669 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Vjedhja e Bankës, edhe 3 muaj hetim për paratë

Banka-e-Shqiperise-22-320x212Vjedhja në thesarin e Bankës së Shqipërisë do të hetohet edhe për tre muaj të tjerë. Prokuroria e Tiranës ka vendosur zgjatjen e afatit të hetimit me 3 muaj për tre të akuzuarit kryesorë, Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtaj. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga grupi hetimor, para se afati i parë hetimor prej 3 muajsh të përfundonte. Ky afat për tre të akuzuarit kryesorë të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë kishte nisur më 21 korrik 2014, ditën kur përgjegjësi i arkës stok, Ardian Bitraj, u vetëdenoncua.

Shtyrja e afatit të hetimit bëhet në një kohë kur prokuroria ka dërguar në gjyq pjesën e parë të dosjes me 15 ish-punonjës të Bankës të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Në hetim janë mbajtur dosja penale për ish-guvernatorin Ardian Fullani dhe pjesa tjetër që bën fjalë për tre të akuzuarit, Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtaj.

Këta tre persona, ndryshe nga të pandehurit e tjerë, akuzohen nga prokuroria për “vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit në bashkëpunim”, duke rrezikuar kështu një dënim deri në 20 vjet heqje lirie. Gjatë tre muajve në vazhdim prokuroria tha se do të kryejë hetime për përcaktimin përfundimtar të shumës së vjedhur nga arkat e thesarit të Bankës së Shqipërisë dhe do të gjurmojë lëvizjen e parave…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.