Kosova
Vjedhje e rëndë në Prizren, rreth 10 mijë euro para të gatshme
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/07/vjedhje-e-r-euml-nd-euml-n-euml-prizren-rreth-10-mij-euml-euro-para-t-euml-gatshme_hd.jpg)
Në një shtëpi private në rrugën “Gucia” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Sipas informatave që ia ka dhënë policisë pronari i shtëpisë, thuhet se dikush ka hyrë në shtëpi dhe nga aty ka vjedhur para të gatshme rreth 10.000 euro.
Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes mirëpo ende nuk dihet kush është autori i kësaj vjedhje.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren u bënë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm me kursimet e tyre dhe gjësendet e vlefshme siç janë stolitë e ndryshme të arta.