🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.51 ▼0.11%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,454 ▼ -0.18% ETH $1,915 ▲ +2.52% XRP $1.1106 ▲ +0.63% SOL $76.8400 ▼ -0.99%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.51 ▼0.11 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.51 ▼0.11 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Kosova

Vjosa Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Ngrërçi politik që po krijohet për emrin e ri të Presidentit të Kosovës, rrezikon të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, sërish. Ndodhur në këto kushte kur partitë politike nuk arrijnë dot konsensusin për emra unifikues, presidentja aktuale, Vjosa Osmani ka propozuar ndryhsime Kushtetuese për t’a shmangur një herë e mirë ngecjen e këtij procesi.

Me anë të një positmi në rrjetin social “Facebbook”, pas mungesës së mbështetjes nga LVV-ja për një mandat të dytë, Osmani ka njoftuar se ditën e sotme ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese me të cilat ka propozuar që presidenti të zgjidhet direkt me votë nga populli.

Ajo ka sqaruar gjithashut se këto amendamente që ajo ka propozuar, ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. Osmani ka ftuar të gjitha partitë politike që ta votojnë këtë amendament.

“ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT! Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli!” ka shkruar Osmani.

Por për të bërë ndryshime kushtetuese në Kosovë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës (neni 144 kryesisht), procedura është mjaft e rreptë dhe kërkon shumicë të kualifikuar në Kuvend, me mbrojtje shtesë për disa pjesë të rëndësishme të Kushtetutës.

Për amendamente që prekin kapitujt kyç si të drejtat dhe liritë themelore (Kapitulli II), strukturën e shtetit ose dispozitat që mbrojnë komunitetet jo-shumicë, (siç është rasti në fjalë), kërkohet shumicë edhe më e lartë: dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, plus shumica e deputetëve të pranishëm nga komunitetet jo-shumicë, (përfshirë shumicën e deputetëve serbë të rezervuar).

Arrijta e një konsensusi të tillë duket tepër e vështirë megjithatë mbetet për t’u parë se cilat nga paritët politike do t’i japin mbështetje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.