🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.60 ▲3.94%
ARI 4,358 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,484 ▲ +3.38% ETH $2,139 ▲ +4.08% XRP $1.4129 ▲ +2.38% SOL $90.1900 ▲ +4.24%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Vlahutin: Krimi nuk duhet të jetë më i fortë se institucionet

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi të enjten se mashtrimi nuk mund të jetë më i fortë se sa institucionet.

Ambasadorja Vlahutin mori pjesë në konferencën vjetore të OLAF, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, e cila këtë vit u mbajt në Tiranë. Pjesëmarrës në takim janë edhe përfaqësues të vendeve të rajonit.

Ambasadorja bëri thirrje për një forcim të bashkëpunimit rajonal si dhe ngritjen e institucioneve të cilat luftojnë mashtrimet, si dhe investigojnë, hetojnë dhe penalizojnë abuzimet me fondet e shtetit. Gjithashtu, ambasadorja foli dhe për kombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike.

“Në mënyrë që të kemi mundësi të mbrojmë dhe promovojmë interesin publik me efikasitet dhe përdorimin e duhur të fondeve publike, duhet patjetër të ketë një kombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike, të cilat së bashku japin garancinë e duhur qytetarëve tanë për përdorimin e parave”, tha Vlahutin.

Seminari AFCOS Foto Flor Abazaj (2)Ambasadorja theksoi se OLAF, si pjesë e institucioneve të administratës publike të BE, mund të ndihmojë me ekspertizë, që të investigojë, hetojë dhe penalizojë abuzimet me fondet publike në mënyrë efikase. “Ngritja e institucioneve të tilla është e nevojshme, pasi duhet të ketë kapacitete të tilla që të luftohet mashtrimi”, u shpreh ajo.

Kjo, theksoi Vlahutin, është e rëndësishme jo vetëm në kontekstin e menaxhimit të fondeve të BE-së, por edhe që të mbrohen burimet tuaja kombëtare. “Çelësi është besimi. Fjala kyçe këtu është besim. Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që institucionet të kenë besimin e qytetarëve bizneseve dhe investitorëve jo vetëm të huaj por dhe ata vendas, të kenë besimin e fqinjëve miqve dhe partnerëve ndërkombëtare. Besimi është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, deklaroi ambasadorja e BE-së.

Mashtrimi, sipas saj, nuk ka kufij, as kombësi, prandaj bashkëpunimi ndërmjet vendeve është thelbësor në mënyrë që të mos lejohen kriminelët të integrohen në rajon. Krimi nuk duhet të jetë më i fortë se institucionet, prandaj duhen shkëmbime efikase dhe në kohën e duhur edhe për raste të caktuara sa i takon inspektimeve dhe hetimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.