☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,972 ▲ +0.68% ETH $2,269 ▲ +1.1% XRP $1.2530 ▲ +0.43% SOL $95.3700 ▼ -0.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Arsimi shqip mbetet prioritet kombëtar, reformat në arsim mbeten pjesë e angazhimeve tona

Koalicioni VLEN vlerëson se reforma në arsimin e lartë është domosdoshmëri dhe se studenti duhet të jetë në qendër të ndryshimeve që po propozohen me Ligjin e ri për arsim të lartë.

Koalicioni VLEN vlerëson se reforma në arsimin e lartë është domosdoshmëri dhe se studenti duhet të jetë në qendër të ndryshimeve që po propozohen me Ligjin e ri për arsim të lartë.

Nga VLEN deklaruan se arsimi i lartë prej vitesh është përballur me probleme të akumuluara, të cilat, sipas tij, kanë krijuar pasiguri te të rinjtë dhe kanë nxitur mosbesim se studimet ofrojnë gjithmonë perspektivën e duhur.

“Ligji i ri duhet parë si një përgjigje ndaj nevojës për reforma dhe si hap për rregullimin e një fushe që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e rinisë. VLEN theksoi se në thelb të këtij ligji është studenti, duke nënvizuar se për herë të parë parashihet që studentët të jenë pjesë e Këshillit Nacional për Arsimin e Lartë, duke u përfshirë drejtpërdrejt në proceset e vendimmarrjes”, thonë nga VLEN.

Sipas VLEN-it, kjo paraqet ndryshim të rëndësishëm, pasi studentët nuk do të jenë vetëm përfitues të vendimeve, por edhe pjesëmarrës në krijimin e politikave për arsimin e lartë.

Në deklaratë u theksua gjithashtu se ligji synon rritjen e cilësisë në arsimin universitar, me fokus në standarde më serioze, diploma me vlerë reale dhe përgatitje më të mirë të të rinjve për tregun e punës.

“Sa më shumë cilësi dhe perspektivë të ndërtojmë këtu, aq më shumë arsye do të kenë të rinjtë të qëndrojnë në vend”, u tha në qëndrimin e VLEN-it.

Koalicioni vlerësoi se mbështet këtë zgjidhje ligjore si hap të domosdoshëm drejt një sistemi më cilësor, ku, sipas tyre, rritet roli i studentit dhe forcohet shpresa e të rinjve për të ardhmen.

Në fund, VLEN ritheksoi se arsimi shqip mbetet prioritet kombëtar dhe se reformat në arsim mbeten pjesë e angazhimeve të saj politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.