☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,005 ▲ +0.76% ETH $2,269 ▲ +1.11% XRP $1.2553 ▲ +0.63% SOL $95.4000 ▼ -0.26%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Nuk bëhemi pjesë e kësaj parodie të BDI-së, integrimi europian kërkon qasje serioze

VLEN e konsideron si joserioze dhe vetësabotuese nismën e sotme të BDI-së, e cila më shumë i ngjan një parodie satirike sesa diçka që ia vlen të trajtohet seriozisht.

VLEN e konsideron si joserioze dhe vetësabotuese nismën e sotme të BDI-së, e cila më shumë i ngjan një parodie satirike sesa diçka që ia vlen të trajtohet seriozisht.

Nga VLEN thonë se BDI po ofendon rëndë BE-në dhe shqiptarët kur Blerim Bexheti flet për vlera europiane.

“E rikujtojmë për opinionin se Blerim Bexheti, si funksionar i përjetshëm i BDI-së, është sinonim i politikës kundër çdo vlere europiane.

Si deputet, si kryetar komune dhe mbi të gjitha si Ministër i Drejtësisë, Blerim Bexheti shkaktoi dëme të pariparueshme ndaj interesave të shqiptarëve dhe imazhit proeuropian të vendit.

Ai do të mbahet mend për politizimin e skajshëm të gjyqësorit, për pazaret “një prokuror nuk na çon në xhenet”, për sharjet dhe ofendimet ndaj shqiptarëve dhe skandalet e tjera ndër vite.

Prandaj, konsiderojmë se BDI-ja tallet me opinionin kur bën sikur shqetësohet për eurointegrimet, ndërsa zgjedh Blerim Bexhetin si personazh të agjendës së saj “europiane”.

VLEN nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e kësaj parodie. Integrimi europian kërkon qasje serioze dhe të sinqertë. Qeveria është e fokusuar në Agjendën Reformuese, e cila po zbatohet me shumë sukses dhe mirënjohje nga Brukseli”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.