☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 97.14 ▼4.18%
ARI 4,758 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,781 ▲ +2.19% ETH $2,135 ▲ +3.93% XRP $1.3586 ▲ +2.93% SOL $83.9700 ▲ +1.1%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.14 ▼4.18 % ARI 4,758 ▲1.69 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.14 ▼4.18 % ARI 4,758 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vlorë, aksidenti: shuhet familja me 4 anëtarë. 2 të tjerë të plagosur

Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:23 në autostradën Fier-Vlorë.

Për fat të keq, 4 viktimat janë anëtarë të një familje. Ata udhëtonin me makinën tip Toyota me targa greke kur u përplasën nga pas nga një automjet tjetër tip Audi.

Për pasojë, 4 familjarët që udhëtonin me makinën Toyota humbën jetën, 3 në vendngjarje dhe 1 në spital. Viktimat janë çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët e tyre të mitur. Për të nxjerrë trupat e pajetë është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilët kanë prerë hekurat e makinës Toyota të shkatërruar tërësisht.

Ndërsa, janë plagosur edhe shoferi dhe pasagjeri i makinës tjetër tip Audi. Ata janë dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e përplasjes së fortë mes dy automjeteve, dy makinat dolën tërësisht nga karrexhata dhe përfunduan në anë të rrugës.

Aksidenti fatal ndodhi në vendin e quajtur “Kripa” pranë fshatit Panaja të Vlorës. Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.