Vlorë, aksion në 4 fshatra; asgjësohen 11 parcela me kanabis
Policia e qarkut të Vlorës ka asgjësuar këtë të enjte rreth 1.200 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se bimët ishin mbjellë në 11 parcela në toka pa pronarë.
Konkretisht, bimët ishin kultivuar në 4 fshatra të ndryshëm, Kropisht, Markat, Risili e Shkozë dhe janë asgjësuar me anë të zjarrit, shtojnë burimet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.