Vlorë, IKMT shemb një lokal, pronari kundërshton: E kam në proces legalizimi
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit ka nisur një aksion sot në Vlorë për prishjen e një lokali 1-katësh. Aksioni i IKMT-së mbështetet edhe nga forca të shumta policie.
Lokali në fjalë ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa pronari Kujtim Veizaj kundërshton prishjen me pretendimin se lokali është në proçes legalizimi.
Për shkak të ndërhyrjes mësohet se është bllokuar edhe qarkullimi në aksin rrugor Vlorë-Orikum.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.