Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,893 ▲ +0.96% ETH $2,244 ▲ +1.22% XRP $1.3441 ▲ +0.14% SOL $84.2100 ▲ +0.18%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vlorë, katastrofë mjedisore në plazhin e Nartës; Koka: Ndëshkim përgjegjësve

Katastrofë mjedisore në plazhin e Nartës, në prag të sezonit tursitik. Një sasi e konsiderueshme solari është përhapur me shpejtësi në det, duke ndotur të gjithë vijën prej tre kilometrash. Shkak për këtë është bërë një defekt në një prej anijeve që ishte duke përpunuar naftën.

Burime zyrtare bëjnë me dije se prej dy ditësh një sasi e konsiderueshme nafte bruto është derdhur në det, e favorizuar nga dallgët që e kanë nxjerrë përgjatë gjithë vijës bregdetare të plazhit të Nartës.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme janë vënë në dijeni Bashkia e Vlorës, policia kufitare, kapiteneria e portit, si dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Mjedisit.

Sipas nënkryetarit të Bashksië së Vlorës, Ardian Musta, ndaj anijes që derdhi naftën është vënë gjobë prej 1 milionë lekë të reja, si dhe masa e pezullimit të aktivitetit deri në kthimin në normalitet të vijës bregdetare.

Koka: Ndëshkim përgjegjësve. Rehabilitim të plotë zonës

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar lidhur me ndotjen në plazhin e Nartës, duke deklaruar se institucionet në vartësi të dikasterit të tij kanë marrë një sërë masash.

“Ministria e Mjedisit dhe institucionet në vartësi të saj, si ISHMP dhe AKM, kanë qenë dje në vendin e ndotur në zonën e Zvërnecit, që në momentin e identifikimit të ndotjes”, ka deklaruar Koka.

Ministri ka bërë me dije se, ISHMP ditën e djeshme ka marrë masën e pezullimit të plotë të aktivitetit të anijes që po vepronte në zonë, si dhe masën administrative me gjobë ndaj saj.

“Ndërkohë vazhdon inspektimi dhe ushtrimi i kontrollit në vendngjarje dhe përgjegjësit do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon, deri në rehabilitimin e plotë të dëmit mjedisor të shkaktuar”, citohet Koka në njoftimin për shtyp.

Ministri ka kërkuar angazhim maksimal edhe nga strukturat të tjera për këtë emergjencë të ndotjes mjedisore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.