Kronika

Vlorë, policia kufitare bllokon dhe sekuestron dy mjete lundruese

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese, në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force !

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare & Migracionit, Vlorë duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Repartin Delta Force, në zbatim të planit të masave për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur konstatimin dhe bllokimin e dy mjeteve lundruese, me karakteristikat si më poshtë: Më datë 01.06.2017, pranë rrugës Radhimë-Vlorë, në bregdet u konstatua një mjet lundrues tip skaf plastik, me gjatësi 5.10 m dhe gjerësi 2.10 m, si dhe me një motor të markës “Ervinrude” në pronësi të shtetasit F.H.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi i mësipërm nuk dispononte dokumentacionin përkatës për zhvendosjen e mjetit lundrues nga Jala për Durrës duke mos njoftuar autoritetet përkatëse.

Policia ka filluar procedimin penal ndaj shtetasit F.H., për veprat penale “Zotërimi dhe mbajtja”, “Ndryshimi i kushteve”, “Regjistrimi, klasifikimi, mënyra e përdorimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT” bazuar në ligjin nr.8663, datë 18.09.2000.

Më datë 01.06.2017, në ujërat detare Hoxharë-Triport pasi ka rënë në gjurmët e radarit të policisë kufitare një mjet lundrues, menjëherë shërbimet e policisë mbështetëse bënë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit tip Gomone, me gjatësi 7.52 m dhe 3.08 m, me 2 motorë të markës “Yamaha” në pronësi të shtetasit E.G.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se mjeti është nisur nga Porti i Durrësit pa certifikatë përdorimi nga policia kufitare.

Policia ka filluar procedimin penal në ngarkim të shtetasit E.G., për veprën penale “Mosdeklarimi i ndryshimeve”, bazuar në ligjin për mjetet lundruese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button