☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.04 ▲1.64%
ARI 4,700 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,260 ▲ +0.95% ETH $2,112 ▲ +2.44% XRP $1.3419 ▲ +1.27% SOL $83.6600 ▲ +0.31%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.04 ▲1.64 % ARI 4,700 ▲0.46 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.04 ▲1.64 % ARI 4,700 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Volkswagen, anëtarët e bordit: Shkaktarët, përgjegjësi deri në fund

Për Olaf Lies, anëtar i bordit drejtues të Volkswagenit dhe ministër Ekonomie i landit të Saksonisë së Ulët, një pjesë e stafit ka vepruar në mënyrë kriminale me mashtrimin në testet e emetimeve.

Njerëzit që lejuan këtë hile apo ata që instaluan “software”-t, në qendër të skandalit që ka përfshirë prodhuesin më të madh të automjeteve në botë, sipas tij, duhet të mbajnë deri në fund përgjegjësi për veprimet e veta. Lies pretendon se bordi nuk ishte në dijeni të situatës dhe se ekzsitencën e këtij problemi e mësoi vetëm tani vonë.

“Se çfarë ishte duke ndodhur, ne e mësuam në takimin tonë të fundit, pak përpara se ta merrte vesh media. Dua të jem i sinqertë për këtë çështje. Në këtë pikë, duhet të zbulojmë përse bordi drejtues nuk ishte informuar më parë mbi situatën, në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara kishte më shumë se një vit që diskutohej”, tha Olaf Lies, anëtar bordi i Volkswagenit.

Në mbarë botën janë rreth 11 milionë automjete të kësaj firme, të pajisura me “software”-t që manipulojnë të dhënat e emetimeve, për të treguar një nivel ndotjeje më të vogël nga sa është realisht.

Gjigandi gjerman ka në plan t’i riparojë mjetet e pajisura me programin kompjuterik, që shmang kontrollet, çështje kjo që brenda pak ditësh u shndërrua në një skandal të përmasave të mëdha, i cili i dha një goditje të fortë jo vetëm Volkswagenit, por edhe reputacionit të industrisë së makinave gjermane në tërësi.

Sipas disa ekspertëve, kostoja e riparimit mund ta kapërcejë shifrën e 6.5 miliardë dollarëve. Por, drejtuesit e tij duket se nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje, pas presioneve të jashtëzakonshme që po i bëhen Volkswagenit për trajtimin e krizës më të rëndë të biznesit në historinë e tij 78-vjeçare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.