☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.67 ▲1.03%
ARI 4,570 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,586 ▲ +1.05% ETH $2,068 ▲ +3.08% XRP $1.3505 ▲ +0.84% SOL $84.1700 ▲ +1.79%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.67 ▲1.03 % ARI 4,570 ▲1 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.67 ▲1.03 % ARI 4,570 ▲1 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e 2 vëllezërve në Hollandë, mediat e huaja: Arrestohet në Slloveni shqiptari tjetër i dyshuar

Një tjetër shqiptar eshte arrestuar si i dyshuar per vrasjen e dy vellezerve Tola nga Elbasani, qe jetonin ne Roterdam.

florenc-tola-glevisSipas mediave holandeze eshte arrestuar nje 24 vjeçar edhe ky shqiptar. Ai eshte prangosur ne kuader te hetimeve qe po zhvillohen per vrasjen e dy vellezerve.

Ne 24 janar Policia e Roterdamit njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e vëllezërve nga Elbasani, Florenc dhe Glevis Tola. Ngjarja e ndodhur një javë më parë në qytetin holandez pritet të zbardhet e plotë, bashkë me motivin e krimit që u mori jetën dy të rinjve, i madhi 30 dhe i dyti 26 vjeç. Mediat vendëse bënë të njohur faktin se autori i moshës 26 vjeç është shqiptar dhe ka pasur konflikt me vëllezërit Tola.

Sipas Policisë ai u arrestua në Kasteelweg dhe gjykata e ka lënë në burg si të dyshuarin kryesor të krimit. Autori, emri i të cilit nuk bëhet i njohur, pohohet se ka shkëmbyer zjarr me dy viktimat. Për pasojë ka mbetur i lënduar edhe miku i vëllezërve Tola, S.Piku. Dëshmia e këtij të fundit, si dhe pamjet e kamerave të zonës identifikuan personin që u vu në pranga. Vrasja e dyfishtë ndodhi mbrëmjen e 15 janarit pranë banesës ku jetonin dy vëllezërit Tola.

Ata jetonin në Holandë prej vitesh, ndërsa në Shqipëri vetëm dy ditë para krimit kishte qenë vëllai i madh. Edhe pse ka kaluar java, trupat e dy vëllezërve nuk janë mundur të transportohen drejt Elbasanit, ku pritet të bëhet dhe përcjellja në banesën e fundit. Florenc Tola ishte i martuar dhe me dy fëmijë të mitur, të cilët i vizitonte shpesh. Familja e tij ka hapur dyert e mortit që prej javës së shkuar, por për shkak të ngjarjes së rëndë, nuk është bërë ende tërheqja e trupave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.