☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 92.78 ▲6.34%
ARI 5,183 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,707 ▲ +0.29% ETH $2,043 ▲ +1.24% XRP $1.3777 ▲ +0.04% SOL $85.7300 ▲ +0.54%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 92.78 ▲6.34 % ARI 5,183 ▲0.07 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 92.78 ▲6.34 % ARI 5,183 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

Vrasja e bankierit Santo, Kryeprokurori Llalla takon Kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika

Kryeprokurori Adriatik Llalla po zhvillon një takim me Kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vish Ajazi Lika, lidhur me hetimet që po kryen për gjetjen e atentatorëve që i morën jetën mëngjesin e të enjtes bankierit Artan Santo.

Lajmi bëhet i ditur nga burime nga organi i akuzës, të cilat konfirmojnë se Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me Kreun e SHISH. Po ashtu, burimet nga prokuroria kanë kofirmuar se Llalla ka ndërmarre një sër takimesh për të çuar përpara punën hetimore lidhur me çështjen “Santo”

Më herët burimet e sipërcituara bënë të ditur se Kryeprokurori Adriatik Llalla, gjatë mëngjesit të sotëm, zhvilloi një takim me grupin e hetimit të ‘çështjes Santo’, në Prokurorinë e Tiranës. Në takimin që zgjati për rreth 1 orë, ishin të pranishëm 4 prokurorët që po hetojnë çështjen, Albert Nela, Petrit Fusha, Adriatik Cami dhe Dritan Nushi. Mësohet se këta të fundit kanë informuar Llallën mbi pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas përfundimit të takimit Llalla nuk ka dashur që të prononcohet për shtypin.IMG_1501

Deri më tani policia ka shoqëruar 40 persona për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Artan Santos. Sipas informacioneve që vijnë nga policia e kryeqytetit, shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e dëshmitarëve, por dhe personave që kanë dijeni për faktet.

Dje edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë në lidhje me hetimet për vrasjen e biznesmenit Artan Santos.

Vrasja e biznesmenit Artan Santo ndodhi të enjten, rreth orës 09:30, në “zemër” të kryeqytetit, në zonën e Ish-Bllokut. Biznesmeni Santo, bashkëpronar i medias “Focus Group”, i bankës ‘Credins’ dhe ‘TV Scan’, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga dy persona të maskuar, pranë selisë qendrore të bankës “Credins”, teksa ishte duke hyrë në institucion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.