☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,993 ▲0.37%
DOW 48,339 ▼0.41%
NASDAQ 23,860 ▲0.94%
NAFTA 92.15 ▲0.95%
ARI 4,839 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,107 ▼ -1.08% ETH $2,339 ▼ -0.36% XRP $1.3793 ▲ +0.43% SOL $84.2400 ▼ -1.94%
S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 % S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Jakut, OSHEE: Akt kriminal, nuk ka qenë kurrë i dënuar

Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dënon me forcë aktin kriminal, me pasojë vdekjen e punonjësit, Sajmir Jaku, ndodhur sot në Rrëshen.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediet, OSHEE sqaron se Saimir Jaku, i moshës 33 vjeç, deri më datën 31.08.2016 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njësisë së Tensionit të Lartë, Veri.

“Sqarojmë se, më datën 01.09.2016, është transferuar në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS / Dega Teknike, nga ku kryente detyrën normalisht deri në ditën e  sotme”.

Po ashtu, OSHEE, bën të ditur se viktima nuk ka qenë asnjëherë i dënuar më parë, siç pretendonte ish-kryeministri Berisha përmes publikimit të një statusi kohë më parë në “Facebook”.

“Në lidhje me deklaratat e deputetit të PD-së, Sali Berisha, OSHEE kërkon të sqarojë gjithashtu se “dëshmia penale” lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe formulari i dekriminalizimit, plotësuar nga z.Jaku, tregojnë se punonjësi nuk është dënuar për vepra penale. OSHEE i shpreh ngushëllime familjes dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin sa më parë ngjarjen kriminale”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.