Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,252 ▼ -2.35% ETH $1,998 ▼ -2.34% XRP $1.3369 ▼ -0.72% SOL $82.9700 ▼ -2.53%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Liridonës do të hetohet nga një prokurore serbe, e shkolluar në Beograd

Njëri ndër rastet më tragjike në Kosovë pas luftës, vrasja e Liridona Ademajt, do të hetohet nga prokurorja serbe, Javorka Perlinçeviq.

Çështja i ka shkuar prokurores serbe, pasi në fazën fillestare u hetua nga prokurorja Besa Limani, e cila së shpejti pritet të dalë në pension.

Shorti është bërë përmes radhitjes, ku ky rast do t’i takojë prokurores serbe.

Prokurorja Perlinçeviq nuk ka pasur ndonjë rast të madh e publik në karrierën e saj. Vlen të theksohet vrasja e një personi te nënkalimi në Prishtinë.

Aty një i dyshuar pas një sulmi fizik, e kishte shtyrë shkallëve viktimën, i cili nga goditjet kishte vdekur. Prokurorja serbe e kishte cilësuar veprën si “Vrasje nga pakujdesia”. I dyshuari ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, shkruan “Nacionale”.

Perlinçeviq jeton në Shtërpcë, kurse provimin e Jurispodencës e kishte kaluar në Beograd. Ajo punon si prokurore që nga viti 2012.

Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shpërndarë në burgje të ndryshme.

Ndaj Plavës, kishte pasur edhe një tentim-sulm në burg gjatë javës së kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.