Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,836 ▼ -2.07% ETH $2,083 ▼ -2.92% XRP $1.3951 ▼ -2.9% SOL $87.5400 ▼ -2.38%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vrasja për celularin, arrest me burg për 4 të rinjtë. Babai i Bitrajt kërkon uljen e gjakrave

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Eugen Bitrajn, i riun që vrau me thikë 22-vjeçarin Marvi Mihali për një karikues celulari.

Së bashku me Bitraj, gjykata la në arrest me burg edhe djalin e xhaxhait të tij, Dejvi Bitrajn, si dhe dy shokët e tjerë Kridens dhe Marsel Alla.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës bëhet e ditur se autori i këtij krimi, Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes por nuk ka dhënë shumë shpjegime.

Ndërsa tre të tjerët akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasje pasi janë përleshur fizikisht me viktimën.

Apeli

Ndërkohë që zhvillohej seanca, babai i Eugen Bitrajt i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Mihali dhe është lutur nëpërmjet mediave për të ç’tensionuar situatën mes dy familjeve.

Në një deklaratë për mediat, babai i Eugenit është shprehur i frikësuar nga hakmarrja, duke thënë se situata është e tensionuar.

“Fjalët e para për këtë situatë është vështirë ti gjesh. I shpreh ngushëllime familjes Mihali. Do kisha dëshirë mos isha prind i asnjë rasti i kësaj ngjarje.

Por jam prind dhe i shpreh keqardhje, familjes, nënës, babait të gjithë të afërmve të tij. I them familjes Mihali nëpërmjet jush që kalamajtë bënë një gjë të keqe, ne mos bëhemi si kalamajtë dhe të gjejmë forcë të reagojmë pozitivisht. Kjo është një ngjarje që nuk ka kuptim.

Ne nuk kemi mundësi të takohemi, situata është shumë e nxehtë. Jemi në kërkim të gjejmë një mik të përbashkët që të marrë masa dhe të na drejtojë drejt zgjidhjes”, u shpreh babai i Eugenit.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes 22-vjeçarit dhe shtetasit Dejvi Bitraj 19 vjeçar. Mësohet se shkak i nisjes së sherrit ka qenë një celuar i blerë nga viktima dhe nuk i punonte karikuesi dhe kishte probleme me disa aplikacione.

Policia në zbardhjen e ngjarjes bëri të ditur se 19-vjeçarit i kanë ardhur në ndihmë kushërinjtë e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, Kridens Alla 19 vjeç si dhe Marsel Alla 23 vjeç të tre banues në Tiranë.

Gjatë konfliktit policia bën të ditur se ka qenë shtetasi me inicialet E.B i cili ka goditur me thikë 22-vjeçarin. Mësohet se prej kalimtarëve të çastit ai është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak.

Por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve i riu nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë dy orë pas goditjes së marrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.