Bota

Vrasjet në Dallas, ish-rezervisti ishte i përgatitur për sulm masiv

Ish-rezervisti që qëlloi për vdekje 5 oficerë policie në Dallas dhe plagosi 7 të tjerë duket se kishte planifikuar një sulm edhe më të gjerë sipas asaj që bën të ditur shefi i policisë së këtij qyteti.

Micah Johnson, 25 vjeç, kishte deklaruar gjatë shkëmbimzjarrit dhe negociatave për dorëzim se ishte irrituar nga vrasjet e njerëzve me ngjyrë prej policisë gjatë kohëve të fundit, si dhe dëshironte që të hakmerrej duke vrarë veçanërisht oficerë të bardhë policie.

Shefi i policisë, David Brown tha më vonë se ai ishte “i bindur” që Johnsoni kishte plane për sulme edhe më të mëdha nga sa ndërmori. Duke folur për CNN, ai tha se Johnson, një ish-veteran ushtrie, duket se kishte praktikuar kohët e fundit sesi të aktivizonte eksplozivë.

Brown shtoi gjithashtu se policia po përpiqet të gjejë kuptimin e gërmave “RB”, të cilat Johnsoni i shkroi me gjakun e tij, pranë vendit të ngjarjes ku ai u vra pas shpërthimit të një eksplozivi të dërguar me anë të një roboti prej policisë.

Oficerët kanë marrë në duar dhe lexuan edhe një gazetë të gjetur në shtëpinë e Johnsonit, që sipas shefit të policisë Brown rezultonte “e vështirë për t’u dëshifruar”.

Brown zbuloi më tej se gjatë dy orëve të negociatave gjatë së enjtes së kaluar, agresori ishte tallur me policinë. “Ai thjesht na gënjente, luante lojëra me ne, qeshte, ndonjëherë këndonte, e herë të tjera na pyeste sesa oficerë policie kishte vrarë, duke na thënë se donte të vriste edhe disa të tjerë dhe se kishte vendosur bomba përreth tij”.

“Erdhëm në atë pikë saqë nuk po shihnim progres në negociatat tona. Nisa të mendoj se ishim vetëm një sekondë larg asaj që ai të mund të na kundërvihej dhe të vriste edhe disa të tjerë prej nesh, përpara se ne ta vrisnim”, shtoi Brown.

Johnson ndërmori sulmin e tij në Dallas gjatë një proteste që po zhvillohej kundër vdekjeve të njerëzve me ngjyrë nga duart e policisë. Vrasjet e Philando Castile në Minnesota dhe Alton Sterling në Louisiana gjatë javës së kaluar nxitën protesta masive nëpër shumë qytete amerikane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button