Vrau 32-vjeçarin në Maqellarë, në oborrin e shtëpisë, arrestohet i dyshuari
Policia e Dibrës thotë se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e ndodhur në orët e mëngjesit të së martës në zonën e Maqellarës.
Shtetasi E.K., 32 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij këtë të martë.
Policia e Dibrës njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit me inicialet M.G., banues në Shupenzë.
Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për konflikte për motive të dobëta.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.