Bota
Vritet eksperti i armëve kimike të ISIS-it
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/01/vritet-eksperti-i-arm-euml-ve-kimike-t-euml-isis-it_hd.jpg)
Një ekspert i armëve kimike të Shtetit Islamik në Irak, është vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit, ka njoftuar ushtria amerikane.
Abu Malik ishte në gjendje të krijonte armët kimike për ISIS-in dhe shërbeu si inxhinier i këtyre armëve për ish-presidentin irakian Saddam Hussein, para se t’i bashkohej al-Qaedas në Irak dhe pastaj Shtetit Islamik.
Malik ishte vrarë nga sulmet ajrore në Mosul më 24-janar dhe vdekja e tij ka dobësuar prodhimin dhe përdorimin e armëve kimike nga ISIS-i.