☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,218 ▲ +1.02% ETH $2,109 ▲ +2.37% XRP $1.3402 ▲ +1.25% SOL $83.4100 ▲ +0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Vuçiç: Dëshirojmë marrëdhënie të mira. S’na pëlqen ideja e Shqipërisë së Madhe

aaaaaaaaaaaaaaaVetëm pak orë para mbërritjes së tij në Tiranë, në të parën vizitë të një kryeministri serb në Shqipëri pas 7 dekadash, Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka folur për “Kurir” mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Vuçiç thotë se “dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë” dhe se “marrëdhënie të tilla kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan”. Për ta përforcuar këtë ai shton: “Për Serbinë ka shumë rëndësi stabiliteti, ndaj është e domosdoshme që raportet mes dy vendeve të jenë të qëndrueshme”.
Pyetjes nëse në Tiranë do të përmendet pavarësia e Kosovës ose “Shqipëria e Madhe”, shefi i qeverisë serbe përgjigjet: “Serbia nuk e pëlqen idenë e Shqipërisë së Madhe. Europa nuk kërkon ndryshimin e kufijve dhe Serbia është e vendosur për këtë”.
“Serbia dëshiron marrëdhënie të mira dhe komunikim më të mirë me Shqipërinë, zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave. Po ashtu, ne duam të ngremë një hekurudhë moderne, duam bashkëpunim më të mirë ekonomik, sepse besojmë se njerëzit e biznesit do të sjellin të mira për të dy vendet tona”, citohet të jetë shprehur Vuçiç.
Ai ka vlerësuar më tej se, vizita në Tiranë është shumë e rëndësishme për stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan. “Marrëdhëniet e mira midis Serbisë e Shqipërisë garantojnë paqen në Ballkanin Perëndimor”, shton kryeministri serb, Vuçiç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.