Vuçiç: Nëse Kosova krijon ushtrinë, Serbia do të reagojë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç reagoi pas artikujve të disa medieve se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hequr dorë nga këmbëngulja për formimin e ushtrisë.
Ai tha se nuk mund të pohojë asgjë në bazë të shkrimeve të gazetave, por shtoi se kjo do të qetësonte dukshëm marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
“Kjo do të qetësonte dukshëm marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe do të ulte tensionet. Do të ishte mirë që të jetë e saktë, por nuk mund të pohoj në bazë të medieve të Prishtinës. Nuk do të ishte keq që Thaçi një ditë të harrojë kotësinë e tij. Por nëse ushtria krijohet, Serbia do të reagojë”,tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.