Rajoni

Vuçiç: Nuk besoj te një komplot për Malin e Zi

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç nuk beson se serbët e arrestuar dje në Malin e Zi, të jenë përgjegjës për organizimin e një komploti për izolimin e kryeministrit, Milo Gjukanoviç dhe shpalljen e fitores së partive të opozitës në zgjedhjet legjislative që u zhvilluan dje.

Njëzet serbë, kreu i dyshuar i të cilëve ka qenë gjeneral i xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikiç u arrestuan në Malin e Zi, ku kishin projektuar të kryenin sulme kundër shtetit dhe përfaqësuesve të saj.

“Do të dëshiroja të shikoja dhe dëgjoja informacione serioze mbi faktin që Bratislav Dikic, kishte planifikuar akte terroriste”, deklaroi Vuçiç për agjencinë serbe të lajmeve TANJUG.

“Personalisht nuk i besoj duke marrë parasysh informacionet që disponojmë”, shtoi ai.

Kryeministri u shpreh i gatshëm t’u kërkonte falje autoriteteve malazeze nëse e kishte gabim.

“Do t’iu thoja bravo, ju keni bërë një punë shumë të mirë, kjo, sigurisht nëse do të kem informacione që provojnë fajësinë e të dyshuarve, por deri tani nuk kemi marrë”, theksoi Vuçiç.

“Punonjësit e ambasadës serbe në Malin e Zi kanë vizituar disa të dyshuar të arrestuar duke iu përgjigjur kërkesave të bëra nga ana e avokatëve të tyre”, theksoi kryeministri.

Sipas policisë dhe drejtësisë malazeze, komplotistët e dyshuar kishin projektuar të pajiseshin me armë dhe të kryenin sulme kundër turmës që priste rezultatet para Parlamentit. Ata kishin projektuar të rrëmbenin kryeministrin, të merrnin kontrollin e Parlamentit dhe të shpallnin fitoren e disa partive politike”, sipas prokurorisë së Podgoricës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button